Instrumentet muzikore kontribuojnë në kujtesën dhe kreativitetin e fëmijëve

Instrumentet muzikore mund të kontribuojnë në kujtesën dhe kreativitetin e fëmijëve.

Në shtetin e Amerikës Jugore, Kili, 40 fëmijëve të moshës prej 10 deri në 13 vjeç u janë bërë teste të kujtesës dhe vëmendjes afatshkurtër, dhe rezultatet u publikuan në revistën “Frontiers in Neuroscience”.

Theksohet se 20 prej tyre kanë marrë mësime të paktën 2 vite, në javë minimum 2 orë kanë bërë praktikë dhe në intervale të rregullta kanë qenë pjesë e ndonjë orkestre ose kori ndërsa 20 të tjerë nuk kanë marrë mësime muzikore përveç shkollës.

Tek fëmijët që rregullisht kanë luajtur me instrumente është vërejtur se mekanizmat e kujtesës dhe vëmendjes afatshkurtër funksionojnë më mirë në tru.

Ekspertët vunë në dukje se luajtja me instrumente muzikore përveç përmirësimit të kujtesës dhe fokusimit tek fëmijët mund të rrisin kreativitetin dhe cilësinë e jetës.

Në fazat e ardhshme do të studiohet se si luajtja me instrumente e bëjnë këtë efekt tek truri i fëmijëve.