Rrëzohet nga lartësia një punëtor, dërgohet për trajtim në QKUK

Gjatë ditës së djeshme një punëtor derisa ishte duke punuar në një shtëpi në Prizren është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima është duke u trajtuar në QKUK dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile.

"Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në një shtëpi është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore. Viktima është duke u trajtuar në QKUK, gjendja momentale shëndetësore është stabile. Në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorët e punës, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe është duke u hetuar", thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri