Prishtina, nga sot me platformë informuese për turistët
Komuna e Prishtinës nga sot e tutje ofron në dispozicion një platformë informuese për turistët.
Të gjithë ata që vizitojnë kryeqytetin e Kosovës do të kenë mundësi të informohen dhe të planifikojnë udhëtimin e tyre përmes kësaj platforme.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Të gjithë ata që e vizojnë Prishtinën tash e tutje do ta kenë më lehtë të informohen dhe të planifikojnë vizitën e tyre në kryeqytet! ‘InPrishtina’ është brendi i ri dhe platforma informuese turistike e punuar me shumë dashuri për Prishtinën. Falënderojmë të gjithë që kontribuuan në këtë projekt të veçantë për qytetin tonë”, shkruan Ahmeti. /Zëri
Të gjithë që e vizojnë Prishtinën, tash e tutje do të e kanë më lehtë të informohen dhe planifikojnë vizitën e tyre në...
Posted by Shpend Ahmeti on Thursday, October 15, 2020