Heroi i Kosovës, Aro Muriç reagon pas barazimit në Athinë

Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka arritur të nxjerrë asgjë më shumë se një barazim nga ndeshja e sontme në Athinë.

Në kuadër të Ligës C të Kombeve, "Dardanët" janë përballur sonte me Greqinë duke barazuar 0:0, shkruan "Zeri.info".

Pas ndeshjes, heroi i Kosovës, Aro Muriç është shprehur i lumtur me barazimin e sontëm.

“Ishte një paraqitje e mirë. Ishte shumë e rëndisshme, në veçanti edhe për skuadrën", deklaroi Muriç në "SS Kosova", përcjell "Zeri.info".

"Shpresoj që në të ardhmen të qëndrojmë së bashku dhe më të fortë”, shtoi ai. /Zeri.info