Gjendet pa shenja jete një person në Ferizaj
Një person është gjetur pa shenja jete në komunën e Ferizajt.
Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar se dje rreth orës 07:40 në qytetin e Ferizajt është gjetur pa shenja jete një person, ku më pas policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.
“Raportohet se në lokacionin e lartcekur viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri