Vazhdon të jetë e hapur thirrja për garën e fotografisë ‘Covid-19: Gratë dhe tregimet e tyre’

Shtëpia e Evropës dhe Zyra e BE-së në Kosovë kanë hapur thirrjen për garën e fotografisë ‘Covid-19: Gratë dhe tregimet e tyre’.

Gara është e hapur deri me 14 tetor 2020. Të gjitha gratë dhe vajzat që jetojnë në Kosovë mund të bëhen pjesë e garës duke dërguar fotografitë e tyre më të mira nga izolimi dhe karantina.

Dërgoni një fotografi tuajën apo nominoni dikë tjetër, bashkë me një përshkrim të shkurtër deri në 200 fjalë, të atij momenti, në info@europehouse-kosovo.com

Fotografitë dhe tregimet më të mira do të vlerësohen dhe shpërblehen nga një juri dhe do të bëhen pjesë e një publikimi nga Zyra e BE në Kosovë.

Fitueset do të shpërblehen me njërin nga kuponët e shpërblimeve për pajisje teknologjike në Gjirafa50, në vlerë prej 700, 300 dhe 200 eurove.

Detajet tjera i gjeni në www.europehouse-kosovo.com