Robin Krasniqi u shpall kampion i botës, por shikoni reagimin e ish të dashurës së tij

Boksieri kosovar me pasaportë gjermane, Robin Krasniqi, është kampion bote, shkruan “Zeri.info”.

Ai ka arritur me nokaut të fitojë ndaj boksierit gjerman Dominic Boesel, qysh në raundin e tretë.

Gjermani nuk ka mundur t'i rezistojë më shumë se tre raunde përballë Krasniqit i cili me një grusht te hekurt hodhi në dysheme për ta fituar titullin e kampionit të botës në kategorinë WBA.

Një reagim për fitoren e Krasniqit e ka bërë edhe ish-partnerja e tij, modelja Heidi Lushtaku.

Modelja bukuroshe, e cila prej vitesh ka qëndruar prapa çdo suksesi të boksierit, ka publikuar disa imazhe duke treguar se është e lumtur për rezultatin e arritur.

“Vazhdo, vazhdo kampion”, ka shkruar ajo para fillimit të ndeshjes që njëherësh publikoi edhe momentin e fitores.

Heidi para disa muajve tregoi se është ndarë nga Krasniqi, ku ka bërë të ditur se ndarja mes të dyve ka ndodhur në mënyrë paqësore dhe se gëzon respekt të pa masë për të dhe familjen e tij. /Zeri.info