Sot dita e Shqipërisë
Kombëtarja e Shqipërisë sot do ta zhvillojë ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve ku për kundërshtar ka Kazakistanin, shkruan “Zeri.info”.
Pas humbjes befasuese nga Lituani në “Air Albania” me rezultat 0:1, kuqezinjtë luftojnë për t’u rikthyer fitoreve dhe në këtë mënyrë ta nisin rrugëtimin e favoritit për ta fituar grupin, aty ku është edhe Lituania dhe Bjellorusia.
Shqipëria këtë herë do të duket ndryshe pasi Edy Reja i ka dhënë hapësira shumë lojtarëve të rinj dhe mbetet të shihet sesi do të reagojnë ata në fushë.
Ndeshja Kazakistan – Shqipëri luhet nga ora 15:00. /Zeri.info