Sa milionë euro do t’i fitonte Kosova në rast kualifikimi në Euro 2020?
Përfaqësuesja e Kosovës ka dështuar të kalojë në finale të Play Off të Ligës së Kombeve, përmes së cilës ka pasur mundësi të sigurojë një vend në EURO2020.
‘Dardanët’ që patën një numër të madh mungesash, janë mposhtur 2:1 nga Maqedonia e Veriut të enjten mbrëma në Shkup.
Përveç fundit të një ëndrre të bukur që po ndërtohej, ky eliminim i kushtoi Kosovës edhe në aspektin financiar.
Një kualifikim i mundshëm në fazën e grupeve, do t’i sillte Kosovës 9.5 milionë euro, shumë kjo e ndarë nga UEFA për secilën kombëtare që ka siguruar kualifikimin, shkruan Lajmi.net.
Çdo fitore në fazën e grupeve vlen 1.5 milionë euro, ndërsa barazimet 750 mijë euro.
Vetëm me mos kualifikim, FFK ka humbur rreth 10 milionë euro.