“Petrol Company” lanson aplikacionin mobil, ofron deri 8.5 centë për klientë në të gjitha derivatet

“Petrol Company” lanson aplikacionin mobil, me ç’rast ofron deri 8.5 centë për klientët e tij në të gjitha derivatet.

Duke u regjistruar falas, klientët e “Petrol Company”-s përmes këtij aplikacioni përfitojnë zbritje për çdo litër të blerë deri në 8.5 centë.

Klientët e “Petrol Company”-s nuk kanë pse të mbajnë në mend se sa para kanë harxhuar këtë muaj ose gjatë gjithë vitit. Aplikacioni më i ri ju mundëson t’i menaxhoni të gjitha pagesat, zbritjet dhe përfitimet që i keni nga “Petrol Company”, duke bërë monitorimin dhe zbritjet e fituara në kartelat digjitale dhe fizike.

Me anë të këtij aplikacioni ju do të informoheni në kohë reale për ofertat në derivate në markete dhe restorante.

Me rastin e lansimit të aplikacionit “Petrol Company” për të gjithë klientët e tij pa dallim ofron deri në 8.5 centë zbritje në litër në të gjitha derivatet: benzinë, diesel dhe gas.

Për të përftuar zbritjen prej 8.5 centëve krejt çka duhet të bëjnë klientët është të shkarkojnë aplikacionin e “Petrol Company”-s dhe të regjistrohen në të. Para çdo furnizimi klienti duhet të skanojë CR Code në pikat e “Petrol Company”-s, ku më pas mund të gëzojnë zbritjen deri në 8.5 centë. (-7 centë direkt në pompë, si dhe 1.5 cent bonus).

Oferta vlen duke filluar nga sot, më 9 tetor, deri më 16 tetor, si dhe vlen për të gjithë klientët e “Petrol Company”-s, qoftë për klientët që janë të pajisur me bonus-kartelë ose jo. Klientët të cilët nuk janë të pajisur me bonos-kartelë përmes këtij aplikacioni mund të bëhen klientë VIP, duke u pajisur me VIP Card, ku dhe përfitojnë shumë.

Zbritja vlen në të gjitha pikat e “Petrol Company”-s.

Shkarko aplikacionin në dy sistemet operative në Android: 

 

dhe IOS: