Ç’mund t’ju ndodhë nëse pini shumë ujë me limon
Konsumi i ujit me limon është promovuar shumë nga ekspertët apo njerëzit e famshëm për përfitimet afatgjata që ka, përfshi këtu hidratimin apo ndihmën për rënien nga pesha, por si çdo gjë tjetër në jetë, edhe kjo bëhet e dëmshme nëse e kaloni masën. Ç’mund të ndodhë nëse pini më shumë ujë me limon nga ç’duhet?
1. Mund të dëmtoni dhëmbët
Limoni ka shumë acid, gjë që nuk i bën mirë dhëmbëve. Çfarë mund të bëni është të shmangni larjen e dhëmbëve pasi keni konsumuar ujë me limon. Në vënd të kësaj pini shumë ujë.
2. Limoni mund t’ju dëmtojë stomakun
Limoni i tepërt në ujin tuaj mund të shkaktojë dhimbje stomaku, djegie të tij apo ndjesi përzierjeje.
3. Lëkura e tij mbledh shumë baktere.
Sado ta keni pastruar, mikrobet mund të gjenden aty, prandaj për të minimizuar riskun, merrni vetëm lëngun.
E mira është që të konsumohet të paktën një gotë ujë me limon në ditë për të qenë të hidratuar dhe për të larguar lodhjen.