Maqedoni e Veriut - Kosovë: Statistikat e ndeshjes në Shkup

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian "Euro 2020" pas humbjes së sontme në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Në "Todor Proeski" në Shkup, "Dardanët" janë përballur sonte me Maqedoninë e Veriut, raporton "Zeri.info".

Skuadra që drejtohet nga Bernard Challandes është mposhtur me rezultat të ngushtë, 2:1.

Sa i përket statistikave, maqedonët ishin paksa më të mirë se mysafirët sonte.

Kosova kishte posedimin e topit me 53 përqind, por Maqedonia bëri 15 tentime për gol, derisa "Dardanët" kishin vetëm nëntë sosh.

Ndryshe, në finalen e Ligës së Kombeve, Maqedonia e Veriut do të përballet me Gjeorgjinë në Tbilisi më 12 nëntor. /Zeri.info