Haxhi Shala në Hagë, sot intervistohet nga Specialja
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Haxhi Shala, sot është paraqitur para Gjykatës Speciale në Hagë.
Shala më 24 gusht është ftuar nga Specialja për të dëshmuar në cilësinë e të dyshuarit, transmeton “Zeri.info”.
Djali i tij Flakroni, i cili po e shoqëron në Hagë, ka publikuar fotografi nga atje.
“Do të dalësh faqebardhë, babë!”, ka shkruar ai. /Zëri