Kënga e famshme për fëmijë u përdor për të ndëshkuar të burgosurit
Një këngë e bukur dhe tepër e famshme për fëmijë është përdorur si ndëshkim për të paktën katër të dënuar në burgun shtetëror në Oklahoma, SHBA.
Sipas dokumenteve të publikuar në gjyq, dy roje i dërgonin të burgosurit në dhomën e vizitave ku i detyronin që të qëndronin në këmbë dhe të prangosur për disa orë duke dëgjuar këngën “Baby Shark”. Gjykata gjithashtu zbuloi se eprorët e tyre e dinin këtë ndëshkim, por nuk bënë asgjë për ta ndaluar. Njëri prej rojeve tha se kjo ishte një mënyrë disiplinimi, sepse mënyrat tradicionale të përdorura deri në atë kohë nuk po jepnin rezultat. Ndërsa tjetri tha se ishte një shaka mes të dyve.
E gjithë historia ka ndodhur në fund të vitit 2019, kur zyra e Sherifit të Oklahomës drejtonte edhe burgjet. Sherifi P.D. Taylor, tha se sapo e kishte marrë vesh ndodhinë, u kishte ndaluar të dy rojeve çdo kontakt me të burgosurit dhe para fundit të vitit ata u larguan vetë nga detyra. Megjithatë, të dy efektivët mund të dënohen për sjellje mizore ndaj të burgosurve.