Drilon Hajrizi konfirmon skuadrën për edicioni e ri

Basketbollisti i mirënjohur kosovar, Drilon Hajrizi ka konfirmuar se nuk do të ndërrojë mjedis. Kështu Hajrizi do të jetë pjesë e KB Pejës edhe për sezonin e ri basketbollistik 2020/21 në Kosovë.

Federata e Basketbollit e Kosovës dje publikoi listën e plotë të transferimeve që klubet nga Superliga e Kosovës kanë kryer gjatë afatit kalimtar.

Në listë mungonte KB Peja, por duket se klubi pejan ka punuar në heshtje dhe tashmë ka përfunduar marrëveshjen me kapitenin nga sezoni i fundit, Drilon Hajrizi, teksa së shpejti pritet zyrtarizimi edhe nga faqja zyrtare e klubit.

Kjo është konfirmuar nga vetë basketbollisti mitrovicas në një prononcim të shkurtër për Gazeta Metro. “Kam arritur marrëveshje me Pejën edhe për këtë sezon” u shpreh 29 vjeçari.

Ndryshe, sezoni i ri (2020/21) në Superligën e Kosovës do filloj më 28 tetor, teksa ‘Shqiponjat’ ndeshjen e parë e zhvillojnë si vendas ndaj Prishtinës. /Zeri.info