“Borat 2” vë në siklet zëvendëspresidentin amerikan Mike Pence
Sacha Baron Cohen ka publikuar trailerin e parë të vazhdimit të dytë të filmit të shumëpritur, “Borat”.
Me titullin zyrtar “Borat Subsequent Moviefilm: Delivery of Prodigious Bribe to American Regime For Make Benefit Once Glorious Nation of Kazakhstan”, filmi pritet të shfaqet zyrtarisht në “Amazon Prime” më 23 tetor.
14 vjet pas ngjarjeve nga Borati origjinal, gazetari i famshëm botëror nga Kazakistani rikthehet në SHBA për të vazhduar misionin e tij sekret: për t’ia bërë dhuratë të bijën e tij Zëvendëspresidentit amerikan Mikhael Pence. Megjithatë, me të arritur në Amerikë, Borati e gjen vendin të izoluar si pasojë e pandemisë. Veç kësaj, fama që ai ka e bën të vështirë që ai të ecë rrugëve i pavërejtshëm, raporton “consequenceofsound”.
Siç është raportuar më parë, “Borat Subsequent Moviefilm” ishte një prej filmave të parë që u fut në prodhim me t’u liruar masat anti-koronavirus. Cohen dhe ekipi i tij xhiruan filmin fshehurazi në pjesë të ndryshme të SHBA-së dhe nëpër botë. Disa skena me sa duket ishin “me shumë rreziqe”, sa që Cohen u desh të vishej me antiplumb, transmeton Zeri.info.
Cohen raportohet se ka dashur që filmi të publikohet para zgjedhjeve në SHBA dhe i shiti të drejtat e transmetimit te “Amazon Prime”, dhe më 23 tetor pritet shfaqja e tij.
Fatkeqësisht, avokatët e “Amazon”-it nuk e pranuan titullin origjinal të filmit, i cili ishte: “Borat: Gift of Pornographic Monkey to Vice Premiere Mikhael Pence to Make Benefit Recently Diminished Nation of Kazakhstan”.
Për më shumë, shikojeni trailerin e parë të filmit: