Ish-shefi i “Audi”-t gjykohet për skandalin “dieselgate” në Gjermani
Ish-shefi i “Audi”-s, Rupert Stadler, është bërë ekzekutivi i parë i lartë që del në gjyq për skandalin e "dieselgate" të Gjermanisë, i cili tronditi industrinë e makinave në 2015-n.
Z. Stadler u paraqit para një gjykate të Mynihut të mërkurën me akuza, ku përfshihet mashtrimi, por të cilin ai e mohon, shkruan BBC.
Pronari i “Audi”-s, “Volkswagen”-it ka pranuar të instalojë softuerë, që mashtroi testet e shkarkimeve në 11 milionë automjete me naftë në të gjithë botën pesë vjet më parë.
Asnjë ekzekutiv i lartë nuk është dënuar për skandalin në Gjermani.
Sidoqoftë, dy punonjës të VW-së kanë marrë burg në SHBA, transmeton “Zeri.info”.
Z. Stadler akuzohet për shitje me vetëdije të veturave, të cilat kishin manipuluar softuerë motorësh dhe nuk ishin në përputhje me standardet mjedisore.
Kur rregullatorët amerikanë zbuluan mashtrimin në 2015-n VW fillimisht pretendoi se ishte punë e një ekipi inxhinierësh dhe se asnjë menaxher i lartë nuk ishte i përfshirë.
Por dëshmia e punonjësve bëri që prokurorët të kërkojnë arrestimin e Z. Stadlerit për katër muaj në 2018-n.
Gjithashtu në bankën e të akuzuarve janë ish-menaxheri i “Audi”-s dhe “Porsche Wolfgang Hatz” dhe dy ish-inxhinierë, të cilët gjithashtu mohojnë akuzat për mashtrim.
I akuzuari përballet me akuza që mbulojnë më shumë se 434.000 automjete VW, “Audi” dhe “Porsche” të shitura në Evropë dhe SHBA. Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me 10 vjet burg, megjithëse një vendim nuk pritet deri në dhjetor 2022.
Z. Stadler nuk është i vetmi ekzekutiv i profilit të lartë me të cilin gjykohet. Ish-shefi i grupit VW, Martin Winterkorn, do të përballet gjithashtu me gjyq për akuzat e mashtrimit dhe manipulimit të tregut të aksioneve.
Shefi aktual i VW, Herbert Diess dhe kryetari i bordit, Hans Dieter Poetsch, u përballën me akuza të ngjashme, por ato procedura u ndërprenë pasi VW ra dakord për një zgjidhje prej 9 milionë €.
BBC shkruan se skandali “dieselgate” tashmë i ka kushtuar VW më shumë se 30 miliardë euro në gjoba, kosto ligjore dhe kompensim për pronarët e makinave, kryesisht në SHBA.
Rivalët Daimler dhe Fiat Chrysler gjithashtu që nga ajo kohë janë përballur me akuza për manipulim të emetimeve.
Në prill VW zgjidhi gjyqin më të madh të Gjermanisë, duke rënë dakord të paguante rreth 750 milionë € për 235.000 klientë me makina të prekura.
Tani po përpiqet të vendoset me 60.000 pretendues të tjerë, të cilët duan që prodhuesi i makinave të blejë përsëri automjetet e tyre me naftë. /Zëri