Arrestohet një person për “Armëmbajtje pa leje”
Në rrugën "Bill Klinton" në Pejë, njësiti policor ka arrestuar një person për armëmbajtje pa leje.
"Njësiti policor ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa ishte në komunikacion ka bllokuar veturën e viktimës mashkull kosovar dhe ka sulmuar atë fizikisht. Policia nga i dyshuari ka konfiskuar një armë M57 me shtatë fishekë", thuhet në njoftimin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri