Leicesteri ia bën 'bajat' Man Cityt futbollin
Leicester City e ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme kundër Manchester Cityt në Premierligën angleze.
Në kuadër të javës së tretë në elitën e futbollit anglez, Leicester City ka triumfuar si vendas i Man Cityt me rezultat 2:5, shkruan "Zeri.info".
Në ndeshjen e zhvilluar në "Etihad Stadium", Jamie Vardy shënoi tregolësh për mysafirët në minutat '37, '54 dhe '58.
Ndërkaq, dy golat tjerë për Leicester Cityn i shënuan Maddison ('77) dhe Tielemans ('88).
Dy golat e nderit për vendasit i shënuan Mahrez ('4) dhe Ake ('84).
Me këtë fitore, Leicester City është lider me nëntë pikë, kurse Man City ndodhet në vendin e 13-të me tri pikë. /Zeri.info