Lëndohet rënd Viktor Kuka, dërgohet në spital për analiza të hollësishme
Lajm i keq ka ardhur për Feronikelin.
Një prej më të mirëve në fushën e lojës sot ndaj Drenicës, Viktor Kuka, pësoi një lëndim të rëndë dhe menjëherë u largua nga fusha dhe u dërgua në spital për analizë të hollësishme.
Mbrojtësi prishtinas ka pësuar një dëmtim në shpinë pas një dueli të fortë.
Ai ka marrë medikamentet e duhura për të lehtësuar dhimbjen, derisa nesër do të bëjë edhe rezonancën.
“Aktualisht kam dhimbje të mëdha në shpinë. Kam marrë medikamentet për lehtësimin e dhimbjes, e cila është e madhe”, deklaroi Kuka për Gazetën Olle.
“Nesër do të bëjë edhe rezonancën dhe pastaj do të kuptojmë më mirë gjendjen e shpinës”, shtoi Kuka.
Ai shprehu keqardhje që nuk arriti t’iu ndihmojë shokëve të skuadrës deri në fund të takimit. /Zeri.info