Zyrtare: Ndryshon orari i ndeshjes Gjilani - Ballkani
Gjilani ka njoftuar se orari i ndeshjes kundër Ballkanit ka ndryshuar.
Ndeshja e vlefshme për javën e tretë të Superligës së Kosovës në futboll ishte paraparë të luhet nesër (e diele) nga ora 16:00, shkruan "Zeri.info".
Megjithatë, klubi gjilanas ka konfirmuar se kjo ndeshje do të zhvillohet poashtu të dielën, por nga ora 13:30.
Ndeshja në fjalë do të luhet në stadiumin e qytetit në Gjilan, dhe pa praninë e tifozëve.
Ndryshe, Ballkani e ka nisur mbarë edicionin e ri me dy fitore nga dy ndeshje, ndërsa Gjilani me një humbje dhe një fitore. /Zeri.info