Ushtroi dhunë ndaj familjarëve të tij, arrestohet i dyshuari

Një person i dyshuar për dhunë familjare është arrestuar gjatë ditës së djeshme në komunën e Prishtinës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshjeje i kishte kanosur dhe kishte tentuar t’i sulmojë dy viktimat, një femër dhe një mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri