Arrestohet një person për “Armëmbajtje pa leje”

Një person nga komuna e Pejës është arrestuar për “Armëmbajtje pa leje”.

Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas ndalimit nga njësiti policor në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 15 fishekë.

Sipas Policisë, i dyshuari posedon leje për mbajtjen e armës, por me afat të skaduar.

Ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri