Sekuestrohen pasuritë e kundërshtarit të Putinit

Alexei Navalny ka mundur që të dalë nga spitali në Gjermani, por tani po përballet me një problem tjetër. Sipas mediave të huaja bëhet me dije se atij i janë ngirë të gjithë llogaritë bankare dhe i është sekuestruar apartamenti në Moskë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i tij Kisha Yarmysh, i cili tha se kundër Navalnyt është zhvilluar një proces gjyqësor gjatë kohës që ky i fundit ishte në spital.

“Banesa e tij tashmë nuk mund të shitet, dhurohet ose hipotekohet“, tha Yarmysh në një postim në mediat sociale.

Yarmysh tha se pasuritë e Navalny u sekuestruan më 27 gusht, pas një procesi gjyësor që është nisur nga kompania e hotelierëve Moscoë Schoolchild./tvklan.al