Dy të vrarë e 14 të plagosur nga të shtënat në shtetin e Nju Jorkut

Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur pas të shtënave në një ndejë në Nju Jork.

Policia në qytetin Roçester tha se kur zyrtarët policorë shkuan në vendin e ngjarjes, panë rreth 100 njerëz që vraponin në rrugë.

“Kjo është vërtet një tragjedi me përmasa epike”, tha komandanti në detyrë i policisë rajonale, Mark Simmons.

Ende nuk është arrestuar asnjë person në lidhje me këtë rast dhe nuk dihet motivi i sulmit, shkruan BBC.