“I dashuri yt duhet të jetë me shumë fat”, Lei Kraja flet për jetën private dhe zbulon se…

Lei Kraja është njëra ndër vajzat më atraktive të televizionit shqiptar.

Ndonëse njihet se është e rezervuar për jetën private, kësaj radhe nuk ndodhi kështu, shkruan "Zeri.info".

Në një bashkëbisedim me ndjekësit në "Instagram", Kraja ka zbuluar se është beqare.

“I dashuri yt duhet të jetë me shumë fat”, i ka shkruar një nga ndjekësit.

“Do të thoja të njëjtën gjë nëse do të kisha një”, i është përgjigjur bukuroshja, duke shtuar edhe një “emoji” me fytyrë të mërzitur.

Pavarësisht kësaj, është përfolur shumë në media për jetën e saj private.

Para një viti raportohej se ajo edhe Robert Berisha, ish-bashkëshorti i Nora Istrefit, janë në lidhje. /Zeri.info