Kosova mund Turqinë dhe hyn në 16 skuadrat më të mira në Evropë

Përfaqësuesja U-18 e Kosovës në beach vollej, konkurrenca e femrave, ka vazhduar me suksese në Kampionatin Evropian U-18, që po mbahet në Izmir të Turqisë, shkruan KOK, përcjell "Zeri.info".

Vashat tona Melirona Avdullahu dhe Yllka Jashari sot mposhtën Turqinë U-18, 2:0 në sete (21:13 dhe 21:15).

Me këtë fitore, ato hynë në mesin e 16 kombëtareve më të mira në Evropë, sukses ky më i madhi ndonjëherë në beach volleyn tonë. /Zeri.info