Topalli nuk zhgënjehet nga mos inkuadrimi në lojë, pas ndeshjes vazhdon punën në palestër

Yeni Malatyaspori ka barazuar me Goztepen në kuadër të kampionatit elitar turk.

Në javën e dytë të Superligës së Turqisë, Malatyaspori është ndarë baras 1:1 me Goztepen, shkruan "Zeri.info".

Edhe në këtë ndeshje, futbollisti nga Kosova, Jetmir Topalli ka qenë në bankën rezervë.

Ndonëse pritej të inkuadrohej në pjesën e dytë, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Pas ndeshjes, ish-futbollisti i Ballkanit nuk është dëshpëruar, por që ka vazhduar me përgatitje individuale.

Ai shkoi direkt në palestër për t'u përgatitur për ndeshjen e radhës. /Zeri.info