Të rejat e fundit nga situata e Xherdan Shaqirit te Liverpooli

Xherdan Shaqiri është rikthyer më në fund në stërvitje të plota me Liverpoolin, derisa ai ishte pjesë e skuadrës në një miqësore të zhvilluar para dy ditësh.

Shaqiri u paraqit në këtë ndeshje ku Liverpooli barazoi 1:1 me Huddersfieldin në "Anfield", shkruan "Zeri.info".

Shaqiri që ka luajtur vetëm në shtatë ndeshje edicionin e kaluar, nuk kishte luajtur në ndeshjet paraprake të Liverpoolit.

Kështu, mesfushori nga Kosova do të jetë në bankën rezervë të Liverpoolit në ndeshjen ndaj Chelseat këtë fundjavë. 

Megjithatë, me ardhjen e Diogo Jotas nga Wolverhamptoni, Shaqiri pritet të largohet nga "Anfield". /Zeri.info