Kuvendi vazhdon të hënën seancën plenare
Kuvendi i Kosovës ka përfunduar seancën për ditën e sotme për ta vazhduar atë të hënën në ora 10:30.
Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, do të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, prezenca mediave në këtë seancë, do të jetë e pamundur. /Zëri