Sipas ligjit të ri në Nigeri, përdhunuesit do të kastrohen dhe pedofilët do të dënohen me vdekje

Në Nigeri Legjislacioni i ri i aprovuar së fundmi parashikon që ata që përdhunojnë një fëmijë nën 14 vjeç dënohen automatikisht me vdekje ndërsa përdhunuesit e tjerë i nënshtrohen kastrimit kirurgjik.

Ky zhvillim vjen pasi publiku është zemëruar mbi rritjen e numrit të përdhunimeve e sidomos ne mes të kufizimeve të koronavirusit, të cilat kanë bërë që disa guvernatorë lokalë të vendosin gjendjen e emergjencës, shkruan Top Channel.

Guvernatori i Kaduna, Nasir Ahmad el-Rufai tha se dënimet drastike nevojiten për të shtuar mbrojtjen ndaj fëmijëve prej krimeve të rënda.

Grupet e grave kanë kërkuar veprime edhe më të ashpër kundër përdhunuesve përfshi dhe dënimin me vdekje.
Ligji shtetëror i Kaduna, provinca me popullsinë më të madhe në vend, është më i ashpri në Nigeri.

Vendi ka ndryshuar kodin e tij penal duke caktuar dënimin me 21 vjet burg për përdhunimin e një të rrituri dhe dënim të përjetshëm për përdhunimin e të miturve.

Ndërsa një grua që përdhunon një fëmijë nën moshën 14 vjeç dënohet me heqje kirurgjike të vezoreve./Zëri