Digjet një depo e materialit ndërtimor
Një incident zjarri është raportuar dje pas mesnatës në Fushë-Kosovë.
Në zjarrin që ndodhi rreth orës 01:20 është përfshirë një depo e materialit ndërtimor, ku njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë lokalizimin e zjarrit, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas Policisë, është djegur material pune - dërrasa dhe mjete pune në vlerë të lartë. Ndërkaq, njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Zëri