Arrestohet një person për posedim të marihuanës
Është arrestuar një person në komunën e Prishtinës për posedim të substancës narkotike, e llojit marihuanë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datën 16.09.2020 gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe janë konfiskuar tetë qese me marihuanë.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri