Fiaskoja me Nobelin
Fushata e Trumpit po e përdor Facebookun për ta promovuar nominimin e Trumpit për Çmimin Nobel për Paqe. Ta fitosh Çmimin është punë e madhe; të nominohesh - jo edhe aq.
Çdo vit, 600 deri në 700 njerëz nominohen. Joseph Stalini ishte nominuar dy herë; edhe Adolph Hitleri ishte nominuar. Shumë politikanë e kanë kërkuar validitimin nga Komiteti Nobel.
Sipas fjalëve të një zyrtari norvegjez i cili komentoi jo-zyrtarisht, "nominimet nuk merren seriozisht nga askush, në veçanti nga komiteti". Parlamentarët, juristët, zyrtarët, kancelarët universitarë, profesorët dhe përfaqësuesit e institucioneve për studime të paqes kanë të drejtë të nominojnë. Megjithatë, nominimet më me pasoja vijnë nga pranuesit e mëparshëm të Çmimit Nobel për Paqe. Trumpi u nominua nga dy legjislatorë të krahut të djathtë nga vende skandinave.
Surrogatët e Trumpit po ndërmarrin një kampanjë për të ndikuar Komitetin Nobel. Të lobosh për një Çmim është rreptësisht tabu.
Trumpi mund ta fitojë Çmimin duke negociuar një marrëveshje për paqe të qëndrueshme mes Izraelit dhe Palestinës me njohjen e ndërsjellë si bërthamë të saj.
David Phillips është drejtor i Programit për të Drejtat e Njeriut dhe Ndërtimin e Paqes në Universitetin Columbia në New York. Ai ishte gjithashtu këshilltar senior në departamentin e shtetit të SH.B.A.-së, duke punuar ngushtë me ambasadorin amerikan Richard C. Holbrooke. Phillips është autori i librit, të quajtur: Clirimi i Kosovës: Diplomacia shtrënguese dhe ndërhyrja e SHBA.