Mori subvencion nga Komuna, por nuk respektoi kontratën

Në fshatin Dragolevc të Istogut është raportuar se një person ka marrë subvencion nga Komuna në vitin 2017, duke rënë ndesh me kontratën e subvencionit.

Sipas Policisë, i dyshuari kishte marrë një multikultivator si subvencion dhe e kishte ndërruar atë me një veturë, gjë që bie ndesh me kontratën e subvencionit (IOM).

Multikultivatori është sekuestruar nga Policia, kurse rasti vazhdon të hetohet. /Zëri