Zyrtare: Gjilanit i largohet një nga transferimet e dështuara
Edhe një futbollist tjetër është larguar nga skuadra e Gjilanit në afatin kalimtar.
Bëhet fjalë për 32-vjecarin Muamer Svraka.
Ai është rikthyer në Bosnjë e Hercevoginë, ku ka nënshkruar me klubin e Krupës.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit boshnjak.
Svraka ishte një prej transferimeve të dështuara të Gjilanit, pasi që numëroi vetëm tri paraqitje për ekipin e Gentjan Mezanit.
Më poshtë publikimi nga faqja zyrtare e klubit të ri të Svrakës.