Aktroi në një film me të, Blerim Destani ka disa fjalë për Robert De Niron

Blerim Destani thotë fjalë të mëdha për aktorin e njohur të Hollywood-it.

Blerim Destani ka arritur edhe një sukses në karrierën e tij, duke aktruar pranë emrave të mëdhenj, shkruan lajmi.net.

Ai është pjesë e filmit “The Comeback Trial”, trajleri i të cilit u publikua së shpejti dhe fansat presin me padurim ta shohin filmin e plotë.

Në këtë film, aktori shqiptar luan përkrah Morgan Freeman dhe Robert De Niros, e për këtë të fundit tha disa fjalë.

“Ishte kënaqësi dhe nder të rri me këtë aktor të madh mes skenave. Ju gjithmonë mund të mësoni diçka nga një prej më të mirëvet! ”, ka shkruar ai, teksa publikoi njëi mazh pranë aktorit, në prapaskenat e xhirimeve.

“The Comeback Trial” pritet të publikohet gjatë muajit nëntor.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

was a pleasure and an honor to hang out with this great actor between scenes. You can always learn something from one of the best! ë #RobertDeNiro #comingsoon #november #thecomebacktrail

A post shared by Blerim Destani (@blerimdestani) on