Të gjitha transferimet e klubeve të Superligës në afatin kalimtar të verës 2020

Është mbyllur afati kalimtar për futbollistë në elitën e futbollit kosovar. Klubet e elitës së futbollit kosovar kanë pasur kohë deri para pak minutash të bëjnë transferime.

Edhe këtë afat kalimtar skuadrat pretendente për titull kanë qenë më aktive, duke u përforcuar për edicionin e ri.

Llapi ka qenë skuadra që është përforcuar më së shumti, pasi ekipi i udhëhequr nga Tahir Batatina ka transferuar hiq më pak se 15 futbollistë. Pas Llapit vijnë skuadrat si Feronikeli, Ballkani, Prishtina dhe debutuesit e elitës së futbollit kosovar, Arbëria.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita ka mbajtur lojtarët kryesorë, teksa ka bërë pesë prurje të reja. Edhe nënkampioni kosovar, Gjilani deri në këto momente ka bërë vetëm gjashtë transferime.

Besa e rikthyer në elitë ka regjistruar në FFK 16 futbollistë të rinjë, por klubi pejan nuk e ka prezantuar çuditërisht asnjë deri më tani në faqen e saj apo në rrjetet sociale.

Edhe këtë herë nuk munguan transferime bombastike nga skuadrat kosovare, teksa shumë emra të njohur kanë zbarkuar në kampionatin tonë.

Gazeta Sheshi e ka bërë përmbledhjen e të gjitha transfereve. 

Drita: Aarago Jamal, Ergyn Ahmeti, Vladica Brdarovski, Festim Alidema, Valmir Azemi, Enhar Cakolli.

Gjilani: Ivan Fustar, Enea Koliqi, Tomislav Sorsa, Ardit Hila, Shend Kelmendi, Arbër Çyrbja

Ballkani: Mirlind Daku, Armend Thaqi, Meriton Korenica, Nazmi Gripshi, Armin Bosnjak, Erduan Ibrahimi, Leorant Marmullaku, Bajram Jashanica, Mevlan Zeka, Kenan Haxhihamza.

Prishtina: Ivan Jeliç, Gledi Mici, Mërgim Pefqeli, Donat Hasanaj, Sabjen Lilaj, Leutrim Kryeziu, Albin Prapashtica, Behar Maliqi, Besnik Krasniqi,Nikson Memaj, Lumbardh Dellova.

Feronikeli: Adem Maliqi, Viktor Kuka, Bujar Pllana, Kresimir Kovacevic, Ozbej Kuhar, Alban Pnishi, Argjend Bardhi, Marclei Santos, Ilir Avdyli, Bedri Greca, Marko Milickovic, Besmir Bojku.

Llapi: Ahmed Januzi, Ahmet Haliti, Liridon Leci, Engull Hoti, Gentrit Begolli, Edon Sadriu, Edon Zeqiri, Kushtrim Shabani, Adonis Aliu, Alban Ramadani, Loris Kikkri, Arlis Shala, Ardit Peposhi, Eglentin Gjoni, Sava Gardashevic.

Drenica: Lulzim Doshlaku, Besfort Dervishaj, Almedin Murati, Albutrint Morina, Jeton Dushi, Gentrit Hasi, Baton Zabërgja, Valdo Zeqaj.

Trepça ’89: Ervin Kacar, Kreshnik Nebihu, Happy Mashau, Rilind Nimani, Sedat Berisha.

Arbëria: Sunaj Hasan, Willy Zamble, Ergon Hyseni, Labinot Ibrahimi, Bruno Arrabal, Prince Mambouana, Donat Kaçiu, Agron Bruqi, Gëzim Rusi, Arbër Pira, Aladin Dakovac.

Besa: Etnik Brruti, Redon Syla, Festim Haxhiu, Valton Ibrahimi, Gentrit Salihu, Agron Kolaj, Ardi Ajdini, Ardit Tahiri, Rron Raqi, Diar Halili, Andi Alishiqi, Filip Scekic, M’bareck Ahmed Salem, Bilal Taghiyoullah, H’meimar Ethmane, Lucas Sebastian Marques Da Silva.