”The Cranberry” kujton vokalisten Dolores O’Riordan në ditëlindjen e saj të 49-të

Bendi "The Cranberry" i ka bërë homazhe ish-këngëtares së tyre, Dolores O’Riordan, për atë që do të kishte qenë ditëlindja e 49-të e këngëtares së ndjerë, shkruan NME.

O’Riordan ndërroi jetë në një hotel në Londër në 2018.

Vdekja e saj më pas u konstatua të ketë ardhur si rezultat i mbytjes aksidentale në një banjë, të shkaktuar nga dehja me alkool. Shokët e saj të grupit - Fergal Lawler, Noel Hogan dhe Michael Hogan - më pas vendosën të ndanin grupin pasi ata përfunduan albumin e fundit me zërin e O'Riordan. Duke i bërë homazhe O’Riordanit dje, ata shkruan: “Gëzuar ditëlindjen Dolores, ju jeni në mendimet tona dhe në zemrat tona, gjithmonë: Ferg, Mike & Noel".

Të udhëhequr nga vokali nxitës i O’Riordan, "The Cranberry" u bë një nga eksportet më të mëdha muzikore të Irlandës në vitet 1990 - me hite të tilla si ‘Zombie’ më pas duke arritur mbi një miliard shikime në YouTube.

Më vonë këtë muaj, ata do të ribotojnë albumin e tyre të dytë ‘No Need to Argue’ si një ribotim luksoz i mbushur me këngë të pa publikuara, anët B, remix-et dhe më shumë. Publikimi i 18 shtatorit do të përfshijë gjithashtu demo dhe regjistrime të drejtpërdrejta të mëhershme. Të gjitha 13 këngët origjinale të albumit janë ribërë. /Zëri