Johnny Depp nis romancë të re me modelen gjermane 24 vjet më të re

Edhe pse është në një betejë gjyqësore me ish-bashkëshorten Amber Heard, Johnny Depp duket vendosi te fokusohet te jeta e tij private. Madje mediat e huaja shkruajnë se ai është në një romancë të re.

Johnny Depp thuhet se është në një lidhje dashurie me modelen gjermane dhe yllin e “Made In Chelsea”, Sophie Hermann.

Sipas “Daily Mail”, 57-vjeçari është njohur me 33-vjeçaren në hotelin e Londrës, “The Corinthia”. Johnny dhe Sophie e cila jeton në Londër, u takuan fillimisht në fillim të këtij viti.

Mediat gjermane shkruajnë se, bukuroshja bionde e la numrin e saj të telefonit në një copë letër dhe e rrëshqiti midis telave të kitarës së tij. Pas këtij gjesti ai e telefonoi dhe folën gjatë në telefon.

Kujtojmë se aktori Depp është përfshirë aktualisht në betejë ligjore me ish-gruan e tij dhe gazeten prestigjioze “The Sun”, në Gjykatën e Lartë në Londër gjatë verës.

Ylli i Hollivudit mohoi se ka dhunuar Amber Heard, ndërsa tha të kundërtën se kishte qenë ajo e cila e kishte dhunuar, gjatë ditës së parë të përballjes së tyre në Gjykatën e Lartë.

Aktori i “Pirates of the Caribbean”, 57 vjeç, akuzoi ish-partneren Heard, 38 vjeç, se e ka qëlluar vazhdimisht në fytyrë dhe i ka prerë gishtin duke e goditur me një shishe vodka./ Zëri