Armand Duka i gëzuar me suksesin e skuadrave shqiptare: Liga e Evropës foli shqip

Skuadrat shqiptare, Kukësi, Laçi, Teuta, Renova dhe Shkëndija e Tetovës fituan sot dhe u kualifikuan në rundin e dytë eliminator të Ligës së Evropës.

I gëzuar me këtë sukses së skuadrave shqiptare është edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, raporton "Zeri.info".

Përmes një statusi në rrjetin social "Facebook", Duka shkruan se "Liga e Evropës foli shqip sonte".

Postimi i plotë i Dukës:

"Sot, Europa League foli shqip! Në të gjithë kuptimin e plotë të fjalës. Një super mbrëmje për skuadrat shqiptare! Pas kualifikimit të Teutës më herët gjatë ditës, vjen edhe suksesi i KF Laçit në transfertën azere si edhe triumfi i Kukësit ndaj Slavia Sofjes. Është fantastike, më bukur se kaq nuk kishte ku të shkonte! Asgjë nuk vjen nga rastësia, ky është një sukses që vjen si shpërblim për punën e mirë dhe të palodhur që klubet shqiptare kanë bërë në vazhdimësi.
Krenar për kualifikimin e tre klubeve shqiptare në turin tjetër të Europa League, krenar për futbollin shqiptar! Urimet më të mira edhe për Laçin edhe për Kukësin. Suksese të mëtejshme në Europa League. Faleminderit për emocionet që na dhuruat!
Sot ishte një Shqipëri futbolli. Një Shqipëri që shkëlqen. Shqipëri që jep shpresë....
". /Zeri.info