Gjëra që i dini gabim për lidhjet në distancë

Miqtë tuaj planifikojnë dasmën, muajin e mjaltit apo baby shoëers dhe ja ku jeni ju…Duke u lutur që pandemia të përfundojë për të rezervuar biletën e radhës vetëm për të kaluar disa ditë pranë të dashurit tuaj. Dhe nuk është as diçka që mund t’ia thuash kujtdo që takon, sepse pothuajse askush nuk të kupton dhe do marrësh mbrapsht përgjigje që do të bëjnë nervat kaçurel! Çfarë njerëzit shpesh dinë gabim për marrëdhëniet në distancë? Gjithë gjërat që lidhen me pyetjet më poshtë!

1. “Wow, sa e vështirë duhet të jetë”.

Po sigurisht që është e vështirë zotrote, por e di çfarë tjetër është e vështirë? Lidhjet e afërta, martesa, raportet në familje, marrëdhëniet shoqërore, raportet profesionale- të gjitha marrëdhëniet janë të vështira në disa aspekte, dhe më të thjeshta në disa të tjera. Të jesh e lidhur me dikë që jeton kilometra larg teje nuk është aq e jashtëzakonshme, në fakt ndonjëherë është më e thjeshtë, të paktën nuk do të ziheni se kush e hëngri mishin e pulës që kishte mbetur brenda në furrë.

2. “Të paktën do të kesh më shumë kohë për veten”.

Çfarë do të thotë ‘të kesh kohë për veten’? Nuk do të thotë se tani që s’jeni më afër me të dashurin do relaksoheni në një vaskë me ujë të ngrohtë, do pini shampanjë dhe do dëgjoni Mariah Carey-n. Nuk tingëllon aspak keq në fakt, por me gjitha angazhimet që ka dita, këto kënaqësi të vogla nuk duken edhe aq të bukura përballë dëshirës për të kaluar kohë me të dashurin. Koha për veten është krijuar nga çiftet që kalojnë kaq shumë kohë bashkë, sa identitetet e tyre bashkohen në një. Të jesh me dikë që do nuk duhet të jetë sakrificë dhe koha larg tyre nuk duhet të ndihet si pushime të bukura. Kur jeni në një lidhje, afër ose larg, gjithmonë duhet të gjeni kohë për veten, sepse lidhja e shëndetshme me veten duhet të jetë prioritare për ju, që sjell marrëdhënie më të shëndetshme edhe me partnerin.

3. “Mund të kalosh më shumë kohë me miqtë”.

I dashuri mund të mos jetë vërdallë gjatë gjithë kohës, por kjo s’do të thotë të mbushni kohën me një grup njerëzish, thjesht për të mos u ndjerë vetëm. Nëse keni gjetur kohë për shoqërinë sa kohë i dashuri ka qenë pranë jush, mund të bëni të njëjtën gjë kur ai nuk është. Partneri mund të jetë një shok shumë i mirë, por ka disa gjëra që nuk mund t’i flasësh me të, prandaj kemi prindërit, motrat apo vëllezërit dhe miqtë.

4. “Kushedi sa të mirë jeni në komunikim”!

Detyrimisht duhet të jesh më i aftë në komunikim, të mësosh të lexosh nga fjalët dhe të shprehësh ndjenjat apo mosmarrëveshjet nëpërmjet fjalëve, në pamundësi të kontaktit fizik. Është sfidë më vete të mos mundesh të lexosh mimikat e dikujt apo gjuhën e trupit. Po duhet të jesh shumë i mirë në komunikim nëse jeton 10.000 km larg, ashtu siç duhet të jesh edhe nëse jeton 10 minuta larg. Komunikimi është çelësi i çdo marrëdhënieje dhe është diçka që kërkon punë dhe vëmendje të vazhdueshme. Këtë duhet ta kenë parasysh të gjithë!

5. “Pra çfarë keni ndërmend të bëni”?

Oh nuk e di, mbase të jetojmë përgjithmonë të ndarë. Çfarë? Nëse do ta dinim këtë, mendon se do ishim ende duke jetuar 27163 kilometra larg? Një lidhje në distancë është premtim i asaj që mund të bëhet një lidhje. Duhet të përpiqeni secili të bëjë maksimumin në punën e tij, ndërkohë që përpiqeni të gjeni në zgjidhje për të qenë bashkë dhe për të arritur synimet tuaja individuale. Kjo nuk është e lehtë, ndonjëherë mund të jetë shumë stresuese. Prandaj thjesht nuk mund ta pyesesh dikë që është në një situatë të tillë se çfarë do bëjë! Është po aq e pasjellshme sa të pyesesh një çift se kur do martohen, ose një çift të martuar se kur kanë në plan të bëjnë fëmijë, nuk është puna e askujt!/anabelmagazine/