Rikthehet “Neja N’Bllok” në Radio Prishtina 89.8 fm

Një prej “Nejave” që filloi të mbahet para shumë viteve, fillimisht nëpër lagje apo “Blloka”, formuan nje grup talentash të Hip Hop & Rap-it, të cilët shumë shpejt i zotëruan mikrofonat e radiove, koncerteve si dhe televizioneve të qytetit, shkruan Zeri.info.

Tash “Neja n’bllok” rikthehet si Hip Hop & Rap Podcast show ekskluzivisht në prishtina.fm 89.8, Zeri.info, Zeri Tv dhe rrjete sociale më 23.08.2020, e dielë nga ora 21:00.

Jeton Gjakova si realizator i emisionit, me një vizion dhe talent të gjërë, kësaj radhe vendosi të rikthehet me një “Podcast” shumë kreativ, i cili u zhvillua për tu zhytur thellë në mendjet e prodhuesve të muzikës, ku do të kritikohen, lavdërohen, dhe jo vetëm…

Podcasti “Neja n’bllok” do të moderohet nga tre talenta të ri: Kiva, Kapo dhe Burimi, kurse Jetoni e ka rolin e “Jokerit”.

 

Qëllimi i tyre, si cdo here tjetër është të ofrojnë gjëra të reja, emra të ri të skenës, artista, mbi të gjitha dhe kryesorja është të flasim për historin e Hip Hop-it, Rap-it dhe tema të tilla me shumë informacione rreth episodit.

Po ashtu vlen të përmendet që nuk do të jetë fokusi te mysafirët, ata do të ftohen kohë pas kohe në studio, por në thelb vëmendja do të jetë te gjërat që do të sjellin dobi për dëgjuesit tonë, informata, kënaqësi dhe muzikë, vetëm dhe vetëm Hip Hop & Rap.

Përgatiti: Berna Caka