Taulant Xhaka publikon fotot e bukura nga pushimet me bashkëshorten dhe djalin
Ylli i Baselit dhe Kombëtares së Shqipërisë Taulant Xhaka, vazhdon t’i kalojë pushimet me familjen e tij.
Për Xhakën familja është shumë e rëndësishëm dhe ai i kushton vëmendje të madhe.
Futbollisti është shumë i dhënë pas bashkëshortes, Arbnorës dhe djalit të tij 5 muajsh, Klevis, dhe këtë e tregon me anë të dedikimeve që u bën në rrjetet sociale.
Ata kanë nisur pushimet e tyre të para së bashku dhe Taulant Xhaka ka ndarë me ndjekësit disa imazhe të ëmbla.
“Familja e para”- shkroi ai në foto familjare, ku dy prindërit e ulur me djalin në mes, shohin vogëlushin e tyre.
Çifti zgjodhën Liqenin e Komës për të kaluar ditët e nxehta të kësaj vere.