Dhurata Dora bashkëpunon me dy marka të njohura botërore

Përveç suksesit të madh në muzikë, Dhurata Dora ka nisur të bashkëpunojë edhe me marka botërore.

Së fundmi, këngëtarja njoftoi përmes Instagramit se është ftuar nga Puma dhe Zalando për të qenë pjesë e kampanjës së tyre.

“Jam shumë e lumtur që jam pjesë e kampanjës Puma dhe Zalando”, ka shkruar ajo poshtë videos përmes sëcilës dha lajmin.

Në anën tjetër, “Fajet” në bashkëpunim me Azet është projekti i saj i fundit i cili ka marrë goxha klikime në YouTube./Prive.al

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dhurata Dora (@dhuratadora) on