Zyrtare: Arbër Shala prezantohet te Renova

Arbër Shala është bërë me skuadër të re.

Mbrojtësi i krahut të majtë ka nënshkruar me klubin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Renova, shkruan "Zeri.info".

Ai është prezantuar gjatë ditës së sotme te klubi tetovar.

Shala është përforcimi i radhës për Renovën, e cila ka filluar tashmë garat në elitën e futbollit maqedonas.

28-vjeçari ka bërë një karrierë të pasur në Kosovë.

Ai ka luajtur te Gjilani, Drita, Liria, Hajvalia dhe Dukagjini. /Zeri.info