Japonia po përballet me rënien më të madhe ekonomike që nga 1955-a
Në luftën me pandeminë e koronavirusit ekonomia japoneze është tkurrur në normën e saj më të shpejtë në rekord.
Në ekonominë e tretë më të madhe në botë u vërejt se prodhimi i brendshëm bruto ka rënë 7,8% gjatë periudhës prill-qershor, i krahasuar nga tremujori i mëparshëm, ose 27,8% në bazë vjetore.
Shifrat e publikuara të hënën rikujtojnë “ashpër” ndikimin e rëndë financiar me të cilin përballen vendet në botë.
Japonia pati një rënie në fillim të këtij viti, pas dy tremujorëve të njëpasnjëshëm të tkurrjes ekonomike.
Të dhënat e saj të fundit për tremujorin prill-qershor ishin rënia më e madhe e vendit.
Një nga faktorët kryesorë ishte një rënie e madhe e konsumit të brendshëm, i cili përbën më shumë se gjysmën e ekonomisë së Japonisë. Eksportet gjithashtu kanë rënë ndjeshëm, ndërsa tregtia globale është goditur nga pandemia.
Të dhënat e fundit paraqesin tremujorin e tretë të njëpasnjëshëm të rënies së ekonominë japoneze, që paraqet paraqitjen e saj më të dobët që nga viti 1955.