Nesër mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin shi i përcjellur edhe me zbrazje elektrike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindje me shpejtësi 1-9m/s. /Zëri