De Jong: Pjanici do ta bëjë Barçën edhe më të fortë

Mesfushori holandez, Frenkie de Jong, ka thënë se ardhja e Miralem Pjanicit do ta bëjë edhe më të fortë skuadrën e Barcelonës, transmeton “Zeri.info”.

Reprezentuesi boshnjak do t’i bashkohet katalunasve në edicionin e ri pas kalimit nga Juventusi.

“Pjanic është një lojtar i madh dhe shumë i mirë me topin”, u shpreh De Jong.

“Unë luajta kundër tij në edicionin e kaluar, kështu që e di që ai do ta bëjë skuadrën më të fortë”, shtoi holandezi./Zëri