“Walt Disney” i thotë lamtumirë “20th Century Fox”
“Walt Disney” i ka dhënë fund njërit prej emrave më të famshëm në industrinë e argëtimit, “20th Century Fox”, shkaku se e ka rikonceptuar njërën nga studiot e saj televizive si “20th Televizion”, shkruan FOX.
Lëvizja pason rikonceptimin në janar të kompanisë 85-vjeçare “20th Century Fox” si “20th Century Studios”.
Vitin e kaluar “Disney” nënshkroi një marrëveshje 71.3 miliardë dollarësh për të blerë asetet e “Fox Medias” të Rupert Murdochit, transmeton “Zeri.info”.
“‘ABC Signature’, ‘20th Television’ dhe ‘Touchstone Television’ shënojnë një ditë të re ndërkohë që nderojnë historitë e tyre të pasura dhe fuqinë krijuese të kompanisë ‘Walt Disney’”, tha Craig Hunegs, president i “Disney Television Studio”-s në një deklaratë. “Disney” është po ashtu një forcë dominuese edhe në lajmet amerikane si pronar i rrjetit ABC. Ai madje po konkurron tani edhe “Netflix”-in me shërbimin e tij “Streaming Disney+”.
“20th Century Fox” është e njohur për prodhimin e disa prej filmave më të mëdhenj të kohërave, duke përfshirë“Titanik”-un dhe “Avatar”-in.
U krijua më 1935-n, kur “Twentieth Century Pictures” dhe “Fox Films” u shkrinë. Ndërsa historia e bërjes së filmave të “Disney”-t daton që nga 1937-a, me të famshmen “Borëbardhën dhe shtatë xhuxhat” dhe tani përfshin “Lucasfilm”, që prodhon serinë “Star Wars” dhe “Marvel Studios”, në mes të kompanive kryesore të filmave të tij. /Zëri